31% e popullsisë të moshës mbi 18-vjeç është vaksinuar me dozën e parë

TË FUNDIT

Vaksinimi zhvillohet me tempo të mirë në tërë territorin e shtetit. Përfshirë 1 gushtin, me një dozë të vaksinës kundër Covid-19 janë vaksinar 31% e popullsisë të moshës mbi 18-vjeç. Te personat të moshës mbi 50-vjeç, përfshirja me një dozë arrin 50.6%, te personat të moshës mbi 60-vjeç përfshirja me një dozë arrin 61.2%, ndërkaq te personat të moshës mbi 70-vjeç arrin 64.9%.

Sipas të dhënave të fundit, më së shumti qytetarë të vaksinuar me dozën e parë ka në kryeqytetin e Shkupit – 159.514, në Manastir – 35.067 me dozën e parë të pranuar dhe në Tetovë gjithsej 31.007 qytetarë.

Në rrjedhë është vaksinimi në pikat ekzistuese të vaksinimit në shtet, ku qytetarët mund të vaksinohen pa termin të caktuar. Procesi i vaksinimi në terren realizohet në tërë territorin e shtetit, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vendbanim rural dhe lagje./TV21