300 PERSONA ME NEVOJA TË VEÇANTA NË NJË VEND, KËRKOJNË QASJE MË TË LEHTË NËPËR OBJEKTE

TË FUNDIT

300 persona me nevoja të veçanta, nga 16-të komuna të ndryshme.

Ata janë tubuar në një vend për të njohur më mirë njëri tjetrin, për të kaluar një ditë së bashku dhe për të garuar në lojërat sportive garuese,  të cilat i ka organizuar Shoqata – “Mobilnost Maqedoni”.

Kryetari i Shoqatës “Mobilnost”, tha se kjo është një porosi për institucionet, që ata t’i kryejnë obligimet që dalin nga Konventa e kombeve të bashkuara për persona me nevoja të veçanta.

“Ne, duke u bazuar edhe në moton tonë, ‘Të bashkuar dhe të fortë’, duam tu tregojmë institucioneve për obligimet që ata i kanë kundrejt personave me nevoja të veçanta, në frymën e respektimit të masave që dalin nga konventa e kombeve të bashkuara, për të drejtat e njerëzve me nevoja të veçanta. Jemi këtu që të njihemi, të ndajmë ide dhe të na tregojnë se në cilën pjesë të të drejtave të fokusohemi më shumë”, tha Branimi Jovanovski, kryetar i “Mobilnost-Maqedoni”.

Strashe Koceski është përfaqësues i Maqedonisë në Ping-Pong. Ai apelon për më shumë investime, posaçërisht aty ku ka nevojë për  personat me nevoja të veçanta, që ata të kenë qaje më të lehtë nëpër objekte.

“Jam përfaqësues i Maqedonisë në ping-pong. Anëtarët tanë me nevoja të veçanta marrin pjesë në të gjitha eventet e rëndësishme olimpike, evropiane dhe botërore. Shteti na ndihmon në atë pjesë ku mundet, e dimë të gjithë se si është koha. Apeloj që të investojnë më shumë në shkollat fillore dhe të mesme, tek të rinjtë posaçërisht tek personat që janë me nevoja të veçanta”, u shpreh Strashe Koceski, anëtar.

Kurse Sekretari gjeneral i federatës së sportit për persona me nevoja të veçanta zbuloi një lajm të mirë.

“Po e them një ekskluzivitet. Federata jonë do të ketë përfaqësuesin e parë të drejtpërdrejtë në lojrat olimpike në Tokio që do të zhvillohen në vitin 2020”, deklaroi Sekretari Gjeneral i FSPNV.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që personat me nevoja të veçanta organizojnë mbledhje të këtilla. Mbledhje e këtillë është realizuar edhe vitin e kaluar.

Përgatiti: Mevludin Imeri