300 mijë denarë shpërblim edhe nga Qyteti i Shkupit për Dejan Georgievskin

TË FUNDIT

Me iniciativë të kryetari, Petre Shilegov,Qyteti i Shkupit do të ndajë dhuratë në vlerë parash prej 300.000 denarë për fituesin e medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike në Tokio, Dejan Georgievski.

Ky vendim do të gjendet në rend ditë të seancës së ardhshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, njoftojnë nga komuna.

Georgievski tanimë ka arritur në vend, ndërkaq në ora 19:00 do të jetë edhe ceremonia solemne e pritjes në sheshin “Maqedonia” në Shkup, transmeton TV21.

Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që Dejan Georgievskin ta shpërblejë me 1.200.000 denarë, kurse trajneri i ti, Darko Kostovski me 600.000 denarë. 600.000 denarë do të marrë shpërblim edhe nga Agjencia për Rini dhe Sport./TV21