3 viktima dhe 72 raste të reja më Covid-19, shërohen 54 pacientë

TË FUNDIT

3 viktima kanë humbur jetën nga koronavirusi informojnë nga ministria e Shëndetëtsisë. Viktimat janë të moshës 44, 58 dhe 79 vjeçare dhe janë nga Strumica, Gostivari dhe Ohri. Gjithashtu janë regjistruar 72 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 793 teste të realizuara në 24 orët e fundit.

Në Instutitin për Shëndet Publik janë regjistruar 54 pacientë të shëruar.

Bilanci i të infektuarve më Covid-19 në vendin tonë shkon në 15.293 raste, numri i pacientëve të shëruar ka arritur 12.754 pacientë ndërsa betejën me korona virusin e kanë humbur 634 persona.

Numri i rasteve aktive shkon në 1905.