3 të vdekur, 7 të shëruar, 15 të infektuar në 24 orët e fundit në Maqedoni

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe kumtoi sot shifrat e fundit për të prekurit me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit kanë vdekur tre të infektuar, shtatë janë shëruar, ndërsa janë regjistruar 15 raste të reja.

“Në 24 orët e kaluara kanë vdekur tre pacientë, një pacient nga Koçani i moshës 40 vjeç, pa sëmundje në të kaluarën, pastaj një pacient 69 vjeçar nga Tetova me tumor në tru të diagnostikuar më parë dhe një pacient 65 vjeç nga Tetova pa sëmundje të njohura në të kaluarën u shpreh Filipçe.

Nga Klinika e Sëmundjeve Infektive janë larguar katër pacientë të shëruar, pasi dy testet e tyre të kontrollit kanë dalë negativ. Në Dibër janë tre pacientë të cilët ishin duke kaluar mjekim në shtëpi, me dy teste negative dhe ne po i llogarisim si të shëruar, tha Ministri i Shëndetësisë.

Në 24 orët e kaluara, 15 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në vendin tonë, duke e çuar në total 570.

🔴 [ВО ЖИВО] Прес-конференција на премиерот Спасовски, министерот Филипче и д-р Микиќ

🔴 [ВО ЖИВО] Прес-конференција на премиерот Спасовски, министерот Филипче и д-р Микиќ

Gepostet von TV21 am Montag, 6. April 2020