3 postet kryesore i udhëheqin burrat! Nga 80 komuna, gratë udhëheqin vetëm 6

TË FUNDIT

Rreth 50 telefonata në muaj arrijnë në linjën SOS falas për barazi gjinore për denoncimin e dhunës psikike, fizike, ekonomike dhe seksuale. Se në cilat sfera më së shumti shkelen të drejtat e grave, përgjigjet Kryetarja e Këshillit nacional për barazi gjinore, Savka Todorovska. Thotë se megjithatë është bërë progres, por nuk mund të flitet për barazi gjinore.

 “Kemi vetëm 40% në Kuvend nga gratë dhe në këshillat në nivel lokal, jemi 50% e popullsisë. Por, andaj nuk ka Presidente të shtetit, nuk ka Kryeministre, nuk ka Kryetare Kuvendi. Kemi vetëm 6 kryetare nga 80 komuna”, tha Savka Todorovska – Kryetare e Këshillit Nacional për barazi gjinore.

Gratë duhet të marrin më shumë përkrahje nga shoqëria. Ende janë të ndara mes obligimeve profesionale dhe shtëpiake. Duhet t’u ndihmojë shteti me shërbime të subvencionuara, propozon Todorovska. Ashtu do të mund të përgjigjen me kapacitet të plotë  në punë.

 “Andaj gratë kanë pozita të punës që vlerësohen më pak, andaj edhe paguhen më pak. Për shkak se pozitat e tyre të punës janë me vlerë më të ulët në ndërmarrjen. Edhe tani gjatë pandemisë edhe në situata të tjera kur ka largime nga puna, më të goditura janë ato pozitat e punës që kanë më pakë rëndësi për punën e ndërmarrjes”, u shpreh kryetarja e Këshillit Nacional për barazi gjinore, Savka Todorovska.

10% më shumë se burrat, gratë janë me tituj të magjistraturës dhe doktoratës.