Pajisje të reja për modernizimin e Ushtrisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dorëzuan 29 automjete të blinduara në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, të cilat janë pjesë e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe SHBA-së. Këto automjete do të kontribuojnë për një gatishmëri më të madhe të forcave të armatosura të Maqedonisë dhe janë pjesë e mbështetjes së vazhdueshme për modernizimin e kapaciteteve të mbrojtjes të nevojshme për NATO-n, theksoi ambasadorja e SHBA-së Angela Ageler.
“Që nga fillimi i këtij programi në vitin 2019, përpjekjet tona kanë rezultuar me dorëzimin e 67 automjeteve të tilla, duke përfshirë edhe 29 automjetet që i sollëm sot. Këto automjete të lehta të blinduara do të jenë dhe do të përfaqësojnë shtyllën kurrizore të Maqedonisë së Veriut dhe konkretisht të batalionit të lehtë të këmbësorisë, i cili në fakt përfaqëson pasqyrimin fizik të rolit që ju keni si një aleat i vendosur në NATO”, tha Ageler.
Kur investoni në modernizimin e Ushtrisë, investoni në paqen dhe mbrojtjen e atdheut tuaj, theksoi kryeministri Mickoski. Ai tha gjithashtu se këtu një rol të madh kanë edhe korridoret 8 dhe 10, të cilat janë mbështetje e rëndësishme logjistike për krahun jugor të NATO-s.
“Unë jam vërtet krenar që, ja, ngadalë por sigurt, po e kompletojmë, po e përforcojmë Ushtrinë. maqedonase. Kur flasim për investime në Ushtri, flasim edhe për ndërtim, modernizim dhe rindërtim të dy korridoreve shumë të rëndësishme – Korridori 10 dhe Korridori 8 – të cilat në thelb, jo vetëm tani por edhe në të ardhmen, do të përfaqësojnë një logjistikë të shkëlqyer për krahun jugor të NATO-s, ku edhe ne si Maqedoni i përkasim”, tha Mickoski.
Kapacitetet e Ushtrisë vazhdojnë të forcohen, theksoi ministri i mbrojtjes Vlado Misajllovski, i cili njoftoi se deri në fund të vitit pritet të mbërrijnë edhe automjete të tjera të blinduara.
“Numri i përgjithshëm i automjeteve JLTV, automjeteve të lehta të blinduara, është 67 nga gjithsej 96 sa përfshin ky projekt. Presim që deri në fund të vitit të mbërrijnë të gjitha automjetet e mbetura. Dhjetorin e kaluar nënshkruam edhe 7 marrëveshje të reja me SHBA-në, projekte që janë në proces realizimi dhe që kanë të bëjnë me blerjen dhe pajisjen e forcave speciale, blerjen e sistemeve pa pilot, pajisje për mbrojtje kibernetike, armatim të lehtë këmbësorie, mjete për mbrojtje personale dhe një komplet për kontrollin e zjarrit të përbashkët”, tha Misalljovski.
Në prezantimin e automjeteve në kazermën e Shtipit ishte i pranishëm edhe krerët e ushtrisë, me në krye shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Sashko Lafçiski.
