Ngjarjet e 27 prillit kanë qenë të koordinuara dretjëpërdrejt nga selia e VMRO-DPMNE-së dhe nga ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Vlladimiri Atanasov, deklaroi kështu dëshmitari Aleksendar Vasilevski- Ninxha. Ninxha tha se shpesh herë ka qënë në selinë e VMRO-DPMNE-së dhe se edhe më 27 prillit ka qenë në seli i ftuar nga ish-ministri i atëhershëm Spiro Ristovski në katin e tetë të selisë në të cilën kanë qenë edhe funksionarë të tjerë partiak, nga ku edhe kanë koordinuar lëvizjet në Kuvend.
“-Mitko Çavkov ka kontaktuar me shefat e atëhershëm. Ai urdhëroi Mitko Peshovin që policia të veprojë në mënyrë pasive. Mile Janakieski bisedoi me deputetët, bisedoi me Kërsto Mukoskin. Spiro Ristovski me drejtuesit e “Për një Maqedoni të përbashkët” me Bogdan Ilievski – Betmen. Biljana Brishkovska ishte e zhgënjyer që Antonio, Ilija dhe Johan nuk shkaktuan incident, kështu që ajo urdhëroi Trajko Veljanoskin të hapte dyert,” tha Aleksandar Vasilevski Ninxha.
Ngjarjet e 27 prillit do të ndodhin edhe më herët nëse Komisioni Shtetëor Zgjedhor në atë kohë do të pranonte ankesat e LSDM-së dhe nuk vendose në dobi të VMRO-DPMNE-së.
“Nëpërmjet Sprio Ristovskit sillej informacioni se nëse Komisioni Shtetëor Zgjedhor nuk vendoste në dobi të VMRO-DPMNE-së, duhet të hyhet me forcë në KSHZ për t’i frikësuar anëtarët e këtij komisioni. 27 prilli do të ndodhte ne atë periudhë nëse KSHZ vendostë në dobi të LSDM-së, por kjo nuk ndodhi,” Aleksandar Vasilevski Ninxha.
Në ndërkohë që të gjitha protestat që organizoheshin nga shoqata “Për Maqedoni të përbashkët” atë kohë ishin të koordinaura nga VMRO-DPMNE. Gjatë dëshmisë së tij Ninxha tha se me urdhër të Atansov janë ndjekur veprimet e Zoran Zaevit, Zoran Verushevskit , Oliver Spasovski dhe analistit Albert Musliu.
Avokati mbrojtës i të akuzuarve Elenko Millanov, qysh në fillim të seancës gjyqësore kërkoi që të mos dëgjohet dëshmia e Ninxhës, sepse nuk është dëshmitar i besueshëm dhe se i njëjti ka ndryshuar disa herë dëshminë.
“Kjo është dëshmia e tij e pestë me të cilën del dhe të gjitha i ka të ndryshme, edhe do t’i kujtohet diçka dhe jep detaje që më herët nuk i ka përmendur. Përjashton njerëz, fut njerëz të tjerë, që mendoj se me kredibilitetin e tij s’mund të jetë dëshmitar të cilit mund t’i besohet dhe të bazohet aktvendimi,” tha Elenko Millanov, avokat i palës mbrojtëse.
Dëshmitari Aleksandër Vasilevski-Ninxha ka treguar të vërtetën tha prokuroja e lëndës, Villma Ruskovska.
“Gjatë pyetjeve të kryqëzuara, pala mbrojtëse nuk ka arritur as për një milimetër ta fusë në konfuzione dëshmitarin. Sipas mendimit tim dëshmitari e tregonte të vërtetën. Pala mbrojtëse është ajo e cila para përfundimit ose pas përfundimit të procedurës hetimore dorëzon inicitaivë për marrëveshje, prokuroria nuk ofron,” tha Villma Ruskovska, prokurore.
Gjatë gjithë qëndrimit tim në paraburgim kam marrë kërcënime nga struktura politike dhe shërbimet e sigurisë, tha Ninxha. Për veprën “organizatorët e 27 prillit” të akuzuar janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministriat Spiro Ristovski, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Vlladimir Atanasov.
