25 komuna s’kanë arritur kursim prej 15% të energjisë elektrike! Bekteshi: Më së shumti devijojnë komuna e Haraçinës, Gostivarit dhe Shën Nikollës

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se sipas rekomandimeve të Qeverisë, komunat kanë arritur të ulin për 29 për qind konsumin e energjisë elektrike në shtator, krahasuar me muajin e njejt të vitit të kaluar, përcjell TV21. Bekteshi tha se nga 81 komuna, 25 nuk kanë arritur kursim prej 15 për qind, ndërsa 56 komuna të tjera kanë arritur të kursejnë më tepër se 15 për qind.

“Më së shumti devijojnë komuna e Haraçinës, e Gostivarit dhe komuna e Shën Nikollës. Të tjera që nuk kanë arritur kursimin prej 15 për qind janë në rangun -14 për qind dhe 13 për qind si devijim i konsumit të energjisë elektrike”, tha mes tjerash Bekteshi.