“Pacienti 23-vjeçar nga Sveti Nikollë u shtrua në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup më 19 shtator dhe vdiq një ditë pas pranimit” – njoftojnë për TV21 nga Ministria e Shëndetësisë.
“Është pranuar me temperaturë të lartë, me takikardi, me gjuhë të thatë të veshur me të bardhë dhe frymëmarrje vezikulare të dobësuar pulmonare. Nga diagnozat e mëparshme, pacienti kishte presion të lartë të gjakut, mbipeshë dhe epilepsi, me pneumoni të zhvilluar si rezultat i virusit.
Pacienti u diagnostikua pozitiv më 17.09, pasi më parë kishte temperaturë të lartë për 4 ditë, për shkak të së cilës ai u dërgua në spitalin e Velesit. Aty iu dha terapi, por për shkak të gjendjes së vështirë klinike ai u transferua menjëherë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup.”
