23 raste të reja me Covid-19, 9 të shëruar dhe një viktimë

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 702 teste të realizuara.

Sipas qyteteve ku janë regjistruar rastet e reja janë: Shkup-12, Kumanovë-4, Tetovë-4, Prilep-2 dhe 1 në Negotinë.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra 203 janë nga skriningu nëpër çerdhe dhe të gjitha testet kanë rezultuar negativ.

Gjithashtu ministria e Shëndetësisë informon se në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 9 pacientë të shëruar, edhe atë, 3 në Shkup, 3 në Veles, nga 1 në Strugë, Prilep dhe Koçan.

Në spitali “8 Shtatori” në mëngjes ka humbur jetën një 47 vjeçar nga Tetova me sëmundje kronike i cili ishte pranuar mbrëmë me simptoma të virusit, ndërsa testi pozitiv ka dalur sot.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë me Covid-19 shkon në 1921, numri i të shëruarve ka arritur në 1387 janë shëruar, 112 kanë humbur betejën me virusin. Për momentin në vendin tonë ka 422 raste aktive me Covid-19.