Gjithsej 29 persona në vend, gjatë 24 orëve të kaluara nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Prej tyre 23 janë privuar nga liria ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat adekuate për gjobitje, kumtoi MPB-ja.
“Gjithashtu sipas të dhënave statistikore, gjatë 24 orëve janë dhënë 84 vendime për izolim, dhe poashtu 84 persona të kanë nënshkruar deklarata për vetizolim”, shprehen nga MPB.
“Nga ana e policisë janë kryer – 2,473 kontrolle ndaj personave në izolim dhe vetizolim.Nuk është evidentuar shkelje të masave për izolim”, thekson MPB.
