Prokuroria Themelore e Shkupit sot ka dorëzuar kërkesa për gjoba për 22 persona që nuk e kanë respektuar orën policore, respektivisht persona nën dyshimin për kryerjen e veprës penale Mosrespektimi i rregulloreve shëndetësore gjatë epidemisë, paraparë në nenin 206, pika 1 e Kodit Penal.
Prokuroria për të gjithë të dënuarit i ka propozuar Gjykatës Penale të Shkupit që të caktojë gjobë në para në vlerë prej 100 gjobave ditore, ku lartësia e një gjobe ditore të jetë 20 euro në vlerë denari./TV21
