Vetëm brenda pesë muajve të këtij viti në Kosovë janë njëzet persona të cilët kanë kryer vetëvrasje dhe 64 vetëvrasje në tentativë.
Numri i vetëvrasjeve në Kosovës po mbetët ende shqetësuese. Përveç evidentimeve të rasteve, institucionet e Kosovës nuk po bënë ndonjë projekt i cili tenton të parandaloi vetëvrasjet.
Faktorët të cilët qojnë deri tek vetëvrasja mbeten të ndryshme. Mirëpo faktorët kryesor sipas sociologëve është zhvillimi i plotë i një sistemi institucional dhe social në Kosovë.
Rasti i fundit ishte në një fshat të Drenicës, kur një vajzë e fejuar kishte bërë vetëvrasje për shkak se baba i saj e kishe rrahur në prani të të fejuarit dhe familjes së tij, për shkak se ajo ishte vonuar te kjo familje.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës bie që në këtë vit ka rënie të vetëvrasjeve dhe vetëvrasje në tentativë, pasi në vitin e kaluar ishin 79 vetëvrasje dhe 246 vetëvrasje në tentativë.
Sociologu Artan Muhaxhiri ka thënë tha se numri i vetëvrasjeve gjatë viteve të fundit po mbetët në rritje dhe se çështja e kësaj është shumë delikate.
Sipas Muhaxhirit, institucionet e Kosovës nuk po krijojnë as kuadro dhe as financa të cilat merren me trajtimin e këtij problemi.
Muhaxheri shtoi se ekzistojnë indikacionet të cilat mund të qojnë në identifikimin e personave të cilët kanë më shumë prirje për të bërë vetëvrasje dhe për këtë institucionet do të duhej të ndërhynin.
Moshat të cilat më së shumti bëjnë vetëvrajse janë moshat e reja, duke pasuar me moshat e meastare, posaqërisht kryefamiljarë.
10 Shtatori është caktuar si Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me nevojën dhe detyrimin për të zbatuar veprimet që ndikojnë në parandalimin e vetëvrasjeve në nivel global pasi që vetëvrasjet mund të parandalohen. Megjithatë, një datë e tillë nuk është paralajmëruar se do të shënohet në Kosovë.
Të dhënat tregojnë se në botë çdo vit vetëvrasje bëjnë gati një milion individ, kryesisht meshkuj në vitet 50-ta dhe 60-ta të jetës. Shqetësuese është rritja shumë e madhe e vetëvrasjeve e të rinjve të moshës 15-20 vjeç.
Shkencëtarisht është vërtetuar se të rinj të (deri në moshën 35 vjeç) më së shpeshti bëjnë tentim vetëvrasje, ndërsa të vjetrit (50 vjeç e më të vjetër) më shpesh bëjnë vetëvrasje. Shumë më i madh është tentim vetëvrasje se sa vetëvrasjet (të kryera).
