Në ora 12:00 filluan zgjedhjet për rektorin e ri në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup. Secili fakultet ishte i ndarë në vendvotime në kabinete të ndryshme. Të drejtë vote kishin i gjithë stafi akademik dhe nga një përfaqësues të studentëve nga secili fakultet.
Pas numërimit të votave, kandidati Prof. dr. Bekim Fetaji u shpall fitues me 38 vota, gjegjësisht 3 vota më shumë se kundër kandidati Prof. dr. Blerim Saiti, i cili grumbulloi 35 vota.
Sot janë mbajtur dhe kanë përfunduar me sukses zgjedhjet për rektorin e ri në Universitetin “Nënë Tereza”. Në këtë moment kemi rezultatet e para jozyrtare, sipas tyre kandidati prof.doc. Bekim Fetaji, fitoi me dallim prej 3 votave.
Bekim Fetaji është inxhinieri i IT-së. Sipas CV-së së tij, studimet bachelor i ka kryer në “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, studimet master i ka kryer në Oxford të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa është Doktor i shkencave teknologjike me studime të kryera në Grac të Austrisë.
Ndërsa kundërkandidati i tij Blerim Saiti është profesori i edukatës fizike. Sipas CV-së, studimet bachelor dhe master i ka kryer në Institutin e kulturës fizike në Universitetin e Tiranës, ndërsa doktoratën në “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup në 2013-tën.
Disa ditë më parë shqetësime në redaksinë e TV21 kanë ngritur një pjesë e botës akademike në këtë Universitet për rezultatin e dobët të prof. Blerim Saiti në shollën e mesme, ku siç mund të shihet, Saiti të gjitha notat i ka 2-sha.
Por i pyetur për këtë, Kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve Zoran Gacovski, tha se Saiti i ka plotësuar kushtet si kandidat.
Bekim Fetaji ditën e hënë zyrtarisht do ta merr mandatin e rektorit. Ai do të jetë rektori i tretë me radhë pas Izet Zeqirit dhe Aziz Pollozhanit.
