2 milion denarë investime do të bëhen në auto kampin “livadhishtë” në Strugë, për rregullimin ambienteve të kampeve, mirëmbajta e gjelbërimit, renovimi i tualeteve etj.
Vizitë në auto kampin “Livadhishtë” të Strugës për të inspektuar punimet bëri Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili tha se qeveria ka bërë plane për investim në lokacione të këtilla me qëllim që turistëve tu ofrohen kushte bashkëkohore.
“Në kuadër të planeve të cilat I kemi në qeveri, në kuadër të studimeve të cilat janë në përfundim e sipër kemi parashikuar edhe investime të tjera në kuadër të lokacioneve të këtilla me të vetmin qëllim që këto lokacione të mos shfrytëzohen vetëm gjatë periudhës verore por të mund të shfrytëzohen edhe gjatë dimrit edhe gjatë sezoneve të tjera”, tha Bekteshi.
Drejtori i Elem Tursit, Adem Avziu tha se në auto kampin “Livadhishtë” kanë investuar 2 milion denarë në përmasimin e kushteve për turistët.
“Ne kemi investuar diku rreth 2 milion denarë për të rregulluar dhe për të përmirësuar kushtet për turistët të cilët do ta frekuentojnë këtë auto kamp. Kemi bërë rregullimin e ambienteve të kampit, kemi bërë mirëmbajtjen e gjelbërimit të kampit, kemi rinovuar edhe tulatet publike, kemi sjellë kushte të reja në shfrytëzimin e kapaciteteve të plazhit në këtë auto kamp”, u shpreh Avziu.
Bekteshi tha se të gjithë operatorët e huaj i kanë bërë rezervimet e tyre në Ohër dhe Strugë dhe ai tha se më këtë shpresojnë të arrijnë numrin e turistëve të huaj në Maqedoni si në vitin 2019 para fillimit të pandemisë.
