2 milion euro për rikonstrumin e Sallës Universale!

TË FUNDIT

Dy milion euro apo 120 milionë denarë do të kushtojë rikonstruimi i Sallës Universale të Shkupit, e cila tashmë 5 vjet është jashtë funksionit. Ndërkaq i pari i Shkupit Petre Shilegov tek sa shpalosi këtë informacion e dha edhe idenë për një sallë të re koncertesh në një lokacion tjetër.

 “Për këtë vepër morëm vendim pas përkrahjes së madhe të idesë nga ana e opinionit që salla universale të negelet në formën ekzistuese, në lokacionin ku gjindet. Kjo nuk domethënë që jemi dorëzuar nga ideja për një sallë koncertesh, të shoqëruar me salla të mëdha, në një lokacion tjetër adekuat, në pajtueshmëri me standardet e nevojshme për organizim të mirë të ngjarjeve të mëdha kulturore dhe ngjarjeve tjera në qytetin tonë”, deklaroi Petre Shilegov – kryetar i Qytetit të Shkupit.

Për Shilegovin projektet e qeverisë së kaluar për rinovimin e Sallës universale janë të papranueshme, të shtrenjta dhe të papërshtatshme.

 “Opinioni e di se për rikonstruimin e Sallës Universale ka patur disa projekte jo adekuade , të cilët ishin të përgatiitura nga administrata paraprake e Qytetit të Shkupit, të cilët ishin shumë të shtrenjtë për tu zbatuar, nga ana tjetër nuk i përmbushin nevojat e kapaciteteve hapsinore”, theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. 

E ministrja e Kulturës Irena Stefoska për sallën e koncerteve do të donte të zbatohej projekti i ashtuquajtur “Vezë” i VMRO-DPMNE-së.

 “Po bëjmë përpjekje të mëdha, punojmë në buxhet që vitin e ardhshëm të fillojë ndërtimi i sallës së re koncertale, për të cilën ekziston projekt, ju të gjithë tashmë e dini. Ju falemnderit! Cili projekt, sepse ka shumë… veza apo? Nëse më pyesni mua “veza”, përse jo, është projekt i punuar, i gatshëm, por po shqyrtojmë edhe mundësi të tjera”, u shpreh Irena Stefoska – Ministre e Kulturës.

Kreu i Shkupit Petre Shilegov vlerëson se salla e re duhet të ndërtohet në vendin e oranzherive të NP “Parqe dhe Gjelbërim”. Sipas tij rikonstruimi i Sallës aktuale universale do të duhet të përfundojë në vitin e ardhshëm, kur edhe pritet të realizohen koncertet e para për publikun.