2.7 milionë denarë janë mbledhur për të ndihmuar Ukrainën, Maqedonia gati për të pranuar ende refugjatë

TË FUNDIT

Maqedonia po tregohet humane me ndihmën për Ukrainën, si me pranimin e refugjatëve por edhe me mbledhjen e të hollave që po mblidhen. Deri më tani në llogaritë e Kryqit të Kuq janë mbledhur mbi 2 milionë e 700 mijë denarë. Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Sait Saiti apeloi tek qytetarët të ndihmojnë sa më shumë.

“Në favor të regjistrimit të qytetarëve që vijnë nga Ukraina në qytetin tonë deri më tani në ditën e djeshme gjithsej janë të regjistruar 51 qytetar ukrainas, 30 nga ato gjinden në Shkup pjesa tjetër janë në Strumic, Gjevgjeli, Vallandov dhe në Prilep, sistemi ynë është i përgatitur edhe valë eventualisht më të madhe të refugjatëve dhe aktivitetet tona janë të përqendruara në këtë drejtim”, u shpreh Saiti.

Ministri i jashtëm Bujar Osmani tha se Maqedonia e Veriut ka qenë e vendosur që në fillim për dënimin e këtij agresioni dhe për mbështetjen e popullit ukrainas.

“Sot po bombardohen spitalet, po bombardohen çerdhet njerëzit kanë nevojë për ujë, për produkte mjekësore, për produkte elementare për mbijetesë. Mbi 3 milion njerëz kanë lëshuar Ukrainën dhe janë në shtetet e Evropës. Maqedonia e Veriut ka qenë e vendosur në dënimin e këtij agresioni të paprovokuar në mbështetjen e popullit ukrainez dhe Ukrainës, për të drejtën për të jetuar dhe për të ekzistuar si shtet i pavarur”, tha Osmani.

Ambasadorja e Ukrainës Natalija Zadoruzhnjuk falënderoi institucionet, kompanitë dhe të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së tyre.

“Rusia tani është në luftë me të gjithë botën e civilizuar, demokratike dhe Ukraina është në ballë të kësaj lufte. Është shumë e vështirë për ne, Rusia dëshiron të shkatërrojë Ukrainën, të shkatërrojë demokracinë dhe lirinë pranë kufijve të saj. Por ne luftojmë dhe do të luftojmë sepse jemi në tokën tonë dhe e gjithë bota e qytetëruar është me ne”, tha Zadoruzhnjuk.

Ekziston listë e nevojave për të cilat çdo biznes, çdo kompani mund të vendosë të marrë detyrimin për të ofruar ato produkte. E të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të ndihmojnë mundet nëpërmjet kësaj llogarie.

Llogaria e Fondit për solidaritetit e Kryqit të Kuq të RMV është: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 AD Banka Komercijale me shënimin: ndihmë për popullin e Ukrainës ose

Për donacionet e fondeve në valutë:
NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIAN
BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA
BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
SËIFT CODE: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228

Ndryshe Ministri i Punëve të Jashtme nënshkroi Memorandum bashkëpunimi për koordinim më efektiv me Kryqin e Kuq dhe Odat Ekonomike për një mobilizim më të madh me qëllim të ndihmohet populli ukrainas.