1916 automjete zyrtare të paraqitura deri më 18 gusht në Antikorrupsion

TË FUNDIT

Në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në kuadër të afatit të parashikuar me veprimet zgjedhore për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, janë evidentuar 1916 automjete të paraqitura nga disa institucione, përcjell TV21. Organet shtetërore, komunale, ndërmarrjet publike ose personat juridikë të tjerë që disponojnë kapital shtetëror duhej të dorëzonin të dhëna për numrin, markën e automjetit, vitin e prodhimit, numrin e targës dhe gjendjen teknike të automjetit në KShPK më së voni deri më 18 gusht.

Nëse nuk dorëzojnë të dhëna, Antikorrupsioni nis procedurë kundërvajtëse brenda 15 ditëve nga skadimi i afatit për dorëzimin e të dhënave. Evidentimi i automjeteve të institucioneve kryhet me qëllim që ato të mos përdoren nga funksionarët dhe personat e tjerë të emëruar dhe të zgjedhur për nevojat e fushatave zgjedhore.