19 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, “Është dokument në zhvillim, sikur të drejtat e njeriut”

TË FUNDIT

Sot shënohet 19 vjetori i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Përvjetori I kësaj marrëveshjeje aktivizoi ministrin për Sistem politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive. Sadulla Duraku në 19 vjetorin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit iu drejtua qytetarëve.

 “Edhe pse ka shumë kundërvështrime të ndryshme për zbatimin e marrëveshjes korrnizë në praktikë, faktet e padiskututeshme flasin për suksesin e saj. Jemi duke folur për ndryshime rrënjësore dhe jo për dëshira imagjinare. Krahasimet para dhe pas vitit 2001 në të vërtetë as që mund të bëhen sepse dallimet janë tepër të mëdha”, deklaroi Sadulla Duraku, Ministër për sistem politik.

Ashtu siç deklaroi ministri Sadulla Duraku edhe për ekspertin Albert Musliu ndryshimet që janë bërë, janë ndryshime që shqipatrët as nuk kanë mundur t’i paramendojnë, përfshirë këtu, kreun e kuvendit dhe tani kandidatin shqiptar për kryeministër.

 “Jo vetëm se ka pasur përparim cilësor, përparim numrash por ka pasur edhe përparim mental. Disa ndryshime që janë bërë, janë ndryshime që as nuk kemi mund t’i paramendojmë. Mos të harrojmë ne kemi pasur kryetar parlamenti në mandatin e kaluar, tani negociohet për kryeministër shqiptar, në një periudhë ku nuk kontestohet përkatësia etnike e tij, por procedura e negociimit, ajo është çështje politike. Dua të them se nuk kemi revolucion në komunitet, a most ë harrojmë  ne kemi hyrë në pavarësinë e RM kun ë vitin 1990, neve na krahasonin me komunitetin indigjen të shteteve të bashkuara të Amerikës, me fjalë fyese”, u shpreh analisti, Albert Musliu. 

Eksperti Albert Musliu e vlerëson si të arrirë, avancimin e komuniteteve në vendin tonë për këto 19 vjet.

“Te ne fatkeqësisht prej nënshkrimit të MO, politikanët e kanë marrë si një dokument matematikor ku duhet të përmbyllet ai dhe të kryhet gjërat. 

MO për dallim prej marrëveshjeve tjera në Ballkan, është dokumnet në zhvillim, siç­ janë edhe të drejtat individuale dhe kolektive”, theksoi Albert Musliu, analist.

Lideri i BDI-s, Ali Ahmetië në lidhje me MO tha se gjërat duken, duke përmendur ligjin për përdorimin e gjuhëve e simbolet kombëtare, e universitetet shqiptare, duke shtuar se ka edhe shumë për tu bërë. Nga ana tjetër ish-kryeiministi Zoran Zaev thotë se kjo marrëveshje ka bërë që të ketë marëdhënir relaksuese ndërmjet komunieteve dhe shtet të sigurtë.