Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 19-vjeçare dyshohet se ka vrarë babanë e saj me armë zjarrin dhe më pas e ka varrosur në oborrin e banesës. Sipas asaj që e reja ka deklaruar në polici, vrasja ka ndodhur më 13 shkurt dhe 50-vjeçari është gjetur pas 10 ditësh i varrosur. Ka qenë djali i 50-vjeçarit i cili ka denoncuar humbjen e kontakteve me të atin dhe më pas e reja ka treguar edhe vendin ku e ka groposur. Ajo ka rrëfyer se e ka ndërmarrë këtë akt makabër pasi i ati e ka detyruar të fejohet pa dëshirën e saj.
“Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare. Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.