19 shkelje të orës policore, 434 për mosmbajtje të maskës

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar shkeljet për orën policore dhe për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Prej orës 20:00 (10.04.2021) deri në ora 05:00 (11.04.2021), është konstatuar se 19 persona nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes.

Gjatë ditës që lëmë pas, në territorin e Maqedonisë së Veriut për masën e mbajtjes së pajisjes mbrojtëse personale, janë regjistruar 434 shkelje.