Ministria e Shëndetësisë informon se në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 126 pacientë të shëruar nga Covid-19. Pacientët janë, 72 nga Kumanova, 22 nga Shkupi, 19 nga Struga, 6 nga Gjevgjelia, 1 nga Shtipi, 1 nga Kavadari dhe 1 nga Kriva Pallanka. Me këtë numri i përgjithshëm i të shëruarve nga korona virusi në vend shkon në 500.
Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 19 rastë të reja me Covid-19, nga gjithsej 335 testet e bëra.
Vendet ku janë regjistruar të infektuarit e ri janë:
Shkup 3
Kumanovë 8
Prilep 2
Strugë 2
Veles 2
Gostivar 1
Vinicë 1
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në 1386. Ndërkohë që në sptialin “8 Shatori” kanë humbur jetën 2 persona, njëra është pacientja nga Likova, 49 vjeçe. Pacientja është pranuar në spital më 3 prill me vështirësi në frymëmarrje si dhe 73 vjeçari nga Shkupi, i pranuar në spital më 19 prill me gjendje të rëndë shëndetësore.
