21 të shëruar, 18 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

TË FUNDIT

Tre pacientë të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë këto 24 orëet e fundit. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në Klinikën Infektive në Shkup ka vdekur një 46 vjeçare nga Llabunishta e Strugës, e pranuar në spital më 29 mars, ndërsa një kohë të gjatë ka qenë edhe në ventilim mekanik. Pacienti tjetër që ka ndërruar jetë në këtë Klinikë  është një burrë 71 vjeçar, raporton TV21. Viktima e tretë ka ndërruar jetë në spitalin “8 shtator” të kryeqytetit, grua 63 vjeçare nga Kumanova, e cila ishte shtruar në spital që nga 6 prilli dhe menjëherë ishte vendosur në makinë respiratore.

Në 24 orët e funit janë regjistruar 18 raste të reja të të prekurve me virusin korona. 9 në Kumanovë, 2 në Shkup, 2 në Tetovë, 2 në Shtip, 1 në Veles, 1 në Gostivar dhe 1 në Pehçevë. Me këto numri total i të infektuarve në vend arrin në 1225.

Sa i përket numrit të të shëruarve, nga Ministria e Shëndetësisë inormojnë se janë regjistruar 21 pacientë të shëruar, 16 nga Shkupi, 3 nga Kumanova dhe 2 nga Shtipi, ndërsa të gjithë janë në mjekim shtëpiak. Numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 në total shkon 200./TV21