16 pacientë nga Shkupi, 3 nga Kumanova dhe 2 nga Shtipi e kanë fituar betejën me Covid-19 dhe janë kuruar. Të gjithë 21 pacientët kanë qenë duke u trajtuar në kushte shtëpiake ndërkaq numri i përgjithshëm i pacientëve që janë shëruar nga virusi shënon 200.
Nga ana tjetër janë diagnostikuar 18 raste të reja me virusin korona 24 orët e fundit. Një rast i ri me virusn korona u paraqit edhe në Pehçevë, ku është infektuar shofer i ndihmës së shpejtë. Përndryshe kjo është hera e parë të ketë më shumë të shëruar se sa të infektuar për një ditë. Kjo si rezultat i testimeve të pakta për shkak të festës së Pashkëve.
Ministria e Shëndetësisë: Numri i rasteve të reja nëpër qytete është si vijon: Kumanova 9, Shkupi 2, Tetova 2, Shtipi 2, Velesi 1, Gostivari 1 dhe për herë të parë edhe një rast u paraqit në Pehçevë.
Gjithsej 1225 persona janë infektuar me Covid-19 që nga fillimi i epidemisë në vendin tone, raste aktive janë 971.
Brenda 24 orëve të fundit tre pacientë kanë ndërruar jetë, bilanci i të vdekurve deri tani është 54.
Grministria e Shëndetësisë: Tre pacentë pozitiv me koronavirus kanë ndërruar jetë. Një grua 49 vjeçe nga Labunishta, e cila ishte e shtrirë në Klinikën Infektive nga data 29 mars dhe ishte në aparate respiratore. Një 71 vjeçar nga Prilepi i shtrirë në Klinikën për sëmundje nfektive nga data 15 prill, si dhe një 63 vjeçare nga Kumanova, e cila poashtu ishte në respirator, e hospitalizuar pranë Spitalit “8 Shtatori” nga data 6 prill.
Virusi korona është i shtrirë në 24 komuna, ku numër më të madh të të prekurve ka në Shkup, Kumanovë, Prilep, Veles dhe Tetovë. Në spitale po trajtohen 109 pacientë me korona, prej të cilëve 9 janë në gjendje më kritike shëndetësore.
