Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 827 raste me COVID-19, nga gjithsej 5 mijë e 49 mostra të testuara të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 83 mijë e 12 raste nga 389 mijë e 791 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 776 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68 mijë e 601 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12 mijë e 635./21Media
