Mbi 150 raste të dhunës në familje në Tetovë janë denoncuar gjatë vitit 2022. Të dhënat e Sektori për Punë të Brendshme tregojnë se vitin që lamë pas, krahas dhunës ndaj grave, ka pasur edhe denoncime për dhunë ndaj burrave që janë dhunuar nga bashkëshortet.
“Gjatë vitit 2022 kemi regjistruar rreth 153 raste të dhunës në familje, vlen të përmenden se më nuk është tabu temë në rajoni tonë të raportohet apo denoncohet edhe dhuna e grave që e bëjnë ndaj burrave, ku në vitin 2022 kemi regjistruar 37 raste të dhunës ndaj burrave.”- deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë
Nebahate Imeri-Ziberi nga qendra “Korteks” thotë se numri i dhunës ndaj grave nuk është shtuar, por shtimi i denoncimeve ka bërë numri i rasteve të dhunës të duket i madh. Kjo sipas saj tregon se gratë tashmë gjithnjë e më tepër e denoncojnë dhunën.
“Faktikisht kjo tregon rritje në denoncim dhe jo rritje në viktima të dhunës në familje që faktikisht ndoshta nga hapja e qendrës për mbështetjen e grave gratë e panë se kanë një derë që mund të trokasin dhe të mbështeten në të gjitha institucionet. Kjo nuk tregon se dhuna është shtuar kjo vetëm tregon atë guximin dhe dëshirën për jetë pa dhunë.”- tha Nebahate Imeri Ziberi, qendra “Corteks”.
Në nivel shteti gjatë vitit 2022 në polici janë denoncuar 579 raste të dhunës në familje.
