150 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga gjithsej 1 086 teste të realizuara.
Sipas qyteteve ku janë regjistruar rastet e reja janë: Shkup 93, Tetovë 12, Ohër 9,Kërçovë 8, Kumanovë 7, Resnjë 5, Prilep 4, në Shtip, Strugë dhe Gostivar nga 3 raste dhe në Manastir, Koçan dhe Negotinë nga 1 rast.
Nga ministria e Shëndetësisë informojnë se 9 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, 6 viktima janë nga Tetova dhe 3 nga Shkupi.
Instituti për Shëndet Publik informojnë se brenda 24 orëve janë shëruar 30 persona.Të shëruarit janë regjistruar në këto qytete: Shkup 21, Shtip 3, Prilep 2, Tetovë 3 dhe Manastir 1.
Që nga fillimi i pandemisë janë kryer plot 57 895 teste dhe 5 906 kanë dalë pozitiv me Covid-19, ku 2 236 janë shëruar deri më tani, 277 kanë ndërruar jetë dhe 3 393 janë ende të sëmurë./TV21
