“150 projekte për katër vitet e ardhshme”, LSDM-ja pranë simpatizantëve në Dellçevë

TË FUNDIT

LSDM-ja bashkë me koalicionet nën moton  “Më të mirën për komunën time”, ka prezantuar kandidatin në Dellçevë dhe ka shpalosur programin për këtë komunë. Kandidati për kryetar Goran Trajkovski, që garon për mandatin e dytë tha se do të ndërtojnë çerdhen, do të investojë për kulturën, ujin për pije si dhe ndërtimin e sistemit fotovoltaik. Karvani i LSDM-së sonte shpalos programin në Vinicë dhe Demir Kapi.

 “Investime në infrastrukturë dhe zhvillim rural, investime në ujë të pastër për pije dhe investime në ambientin jetësor, investime në efikasitetin energjetik, investime në arsim, transparencë dhe komunë me përgjegjësi. Në program janë paraparë 150 projekte”, tha kandidati i LSDM-së për Dellçevën Goran Trajkovski.