130 VIKTIMA TË KRIMEVE TË DHUNSHME PËR DY MUAJ, PROJEKT PËR NDIHMË JURIDIKE DHE PSIKOSOCIALE

TË FUNDIT

Vetëm dy muajt e fundit rreth 130 qytetarë janë bërë viktima të krimeve të dhunshme.

Personat me nevoja të veçanta dhe personat në moshë të shtyrë janë më së shpeshti viktimë e vjedhjeve. Fëmijët janë viktimë e pornografisë dhe bullizmit në shkolla, gratë janë viktimë e dhunës familjare dhe më së shpeshti dhuna ushtrohet nga ish-partnerët. Këto të dhëna mbështeten në paraqitjen e dhunës në polici dhe i kumtoi “Shoqata e juristëve të rinj”. Ato prezantuan projektin “Përkrahja juridike e viktimave të rrezikuara të krimeve të dhunshme” që ka për qëllim t’i ndihmon viktimave të prekura nga krime të dhunës, tu ofrohet përkrahje juridike dhe psikosociale.

Domethënë përqendrohemi në ndihmën juridike dhe psiko-sociale për viktimat e krimeve të dhunshme. Gjatë përpilimit të projektit, kemi ndarë tre synime specifike, e ato janë: rritja e qasjes deri te ndihma juridike dhe psiko-sociale për fëmijë, persona me aftësi të kufizuara, të moshuar dhe gra të cilët janë viktima të krimeve të dhunshme, pastaj përforcimi i kapaciteteve të avokatëve të cilët punojnë në sferën e mbrojtjes së këtyre viktimave, dhe përfaqësimi për vendosjen e një sistemi i cili do të financohet nga shteti për dhënien e përkrahjes juridike”, theksoi koordinatorja e projektit Svetllana Crvenkovska.

Me këtë projekt është paraparë që 480 viktima të marrin informata juridike, 240 viktima do të marrin këshilla gjithëpërfshirëse juridike dhe 120 viktima do të marrin ndihmë psikosociale.

Për zbatimin e këtij projekti janë të angazhuar 16 avokatë dhe 8 profesionistë. Projekti  përkrahet nga Ministria e Drejtësisë, SOS fshati i fëmijëve dhe është i financuar nga Unioni evropian.  Janmat nga delegacioni i Bashkimit evropian thotë se preventimi i krimeve të dhunshme është me rëndësi të veçantë dhe se vitet e ardhshme do të monitorohet nga Komisioni evropian.

“Është e qartë se ndihma ndaj viktimave të veprave të dhunshme penale është shumë e rëndësishme, posaqërisht ëpr viktimat vetë dhe në aspekt të respektimit të vlerave të një shteti demokratik. Është një çështje që duhet ta kemi parasysh dhe do ta shohim edhe gjatë bisedimeve për integrimin e MAqedonisë në BE. Është pjesë e sundimit të ligjit dhe kjo do të monitorohet gjithësesi gjatë viteve të ardhshme”, u shpreh Freek Janmaat nga Delegacioni i BE-së në Maqedonin e Veriut.

Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se në vitin 2018 janë realizuar 734 vepra penale, mes të cilave 630 viktima janë gra dhe 165 janë burra. Kurse në vitin 2017 janë realizuar 900 vepra penale, në mes të cilave 756 të viktimave janë gra. Nga Enti shtetëror për statistika njoftojnë se nga viti në vit është rritur numri i paraqitjeve të rasteve të veprave penale, ndërkaq numri i të dënuarve në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017 është zvogëluar për 6.6 %, kurse numri i të gjykuarve është zvogëluar për 8.1%.

Përgatiti: Almedina Ismajli