13 zjarre aktive në gjithë vendin! Shumica të lokalizuara, njësitet në terren

TË FUNDIT

Gjendja me zjarret aktive

Në vendin tonë deri në orën 13 ka pasur 13 vatra aktive të zjarrit, shumica të lokalizuara. Koçani është nën kontroll, ndërsa luftë më intensive me zjarrin po zhvillohet rreth Staro Nagoriçanit.

Rajoni i Shkupit
Zjarr aktiv mbi fshatin Gradmanc. Ekipi i njësitit territorial të zjarrfikësve dhe nga Ekonomia e Pyjeve kanë dalë në terren. Situata është nën kontroll.

Rajoni i Strumicës
Zjarri pyjor që pardje u shfaq rreth orës 12:30 pasdite në Poganë të Vallandovës dhe që përfshiu një sipërfaqe prej 200 hektarësh, dje u shua në orën 17:00 por me shfaqjen e një erë veriore, zjarri u ndez përsëri dhe pati një lëvizje drejt fshatrave Kazandoll dhe Bogdanci dhe përfshiu një sipërfaqe prej rreth 100 hektarësh. Sot për shkak të motit të qetë zjarri është qetësuar, përveç një pjese të vogël mbi fshatrat Brajkovcë dhe Balincë. Ekipet kundër zjarrit janë në terren.

Rajoni i Kumanovës
Përveç zjarreve aktuale, në 07:40 një zjarr i ri është shfaqur në fshatin Beljakovcë, komuna e Kumanovës, ku po digjet bari i thatë dhe pylli i përzier me bimë të ulëta. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar ekipi zjarrfikës – Kumanovë.
Në komunën Staro Nagoriçani për momentin ka ende zjarr aktiv në fshatin Kokino i cili ndahet nga një luginë e thellë me fshatin Arbanashko të ashququajtur si Komuna e sheshtë e Staro Nagorican, ku po digjet pylli i lartë me pisha, lisa, bari i thatë dhe pylli i përzier me bimë të ulëta.
Në terren janë Njësia e zjarrfikësve me 6 zjarrfikës, 5 policë nga Nagoriçani, 30 ushtarë të ARM, 6 persona nga Ekonomia e Pyjeve me automjet terreni dhe disa banorë të komunës Staro Nagoricani.

Rajoni i Ohrit
Zjarret në afërsi të fshatit Dologozhdë-Strugë dhe fshati Deviç – Makedonski Brod janë lokalizuar dhe vënë nën kontroll.

Rajoni i Manastirit
Zjarr aktiv në komunën e Prilepit, zona e fshatit Kanatlarci dhe fshati Podmol. Në vendngjarje kanë shkuar një njësiti zjarrfikës i Prilepit me 1 automjet kundër zjarrit dhe 1 automjet terreni, si dhe 7 zjarrfikës. Zjarri është nën kontroll.

Vatra në pyllin e djegur në zonën e fshatit Toplicë, i cili filloi dje në orën 13.10. është ende aktiv. Një ekip me 1 automjeti terreni dhe 4 zjarrfikës janë në terren.

Rajoni i Shtipit
Zjarri që dje shpërtheu në vendin e quajtur Bajaz Tepe, është ende aktiv dhe është përhapur. Ka intervenuar ekipi, ndërsa po digjet pyll me lisa dhe pisha, bimë të ulëta, kashtë dhe kullosa. Ekipet po punojnë për lokalizimin e zjarrit.
Zjarri që shpërtheu dje në zonën e fshatit Nov Istevnik, lagja Pasjak është ende aktiv dhe është përfshirë sipërfaqe prej rreth 30 hk. Digjet pylli me pisha dhe bimë të ulëta. Zjarrfikësit janë në vendngjarje nga orët e hershme të mëngjesit. Zjarri ka prekur edhe tokat e komunave të Berovës dhe Pehçevës ku intervenojnë punëtorët e pyjeve. Zjarri që u paraqit dje në orën 13:00 pranë fshatit Beli është shuar plotësisht. Në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë ekipet e njësitit zjarrëfikës nga Koçani, Shtipi, Shën Nikolla, Kavadari dhe Shkupi, 10 persona nga Ekonomia e pyjeve Osogovë-Koçan si dhe 90 ushtarë dhe oficerë nga ARM-ja dhe banorët. Zjarri u shua në 1:30 pas mesnate.