13 viktima nga Covid-19, 53 raste të reja, shërohen 111 pacientë

TË FUNDIT

Nga gjithsej 2691 teste të realizuara në gjithë vendin, janë regjistruar 53 raste të reja me Covid-19. Raste me më shumë të infektuar ka në Shkup gjithsej 29 raste, ndërsa pastaj vijnë qytetet si Prilepi, Kumanova, Manastiri, Gostivari etj.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 111 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.169 raste, prej të cilëve 147.301 janë shëruar, kurse 5.369 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.499 raste aktive me virusin korona, 1000 prej të cilëve janë vetëm në Shkup.