Mbrëmë ishte afati i fundit kur partitë dhe listat e pavarura të këshilltarëve kanë munduar të dorëzojnë në Komisioni Komunal emrat e këshilltarëve për zgjedhjet e parakohshme të 20 gushtit për Këshillin e Komunës. Deri në mesnatë 13 parti dhe lista të pavarura kanë dorëzuar kandidaturat në KKZ.
Bartësit e listave të kandidatëve shqiptarë, sipas partive, janë këta:
BDI:
1.Faton Ameti
2.Veton Murati
3.Teuta Abazi
4.Amet Rexhepi
5.Emin Velija
ASH
1.Abdullah Osmani
2. Idila Pustina
3. Arlinda Aliti
4. Vullnet Jakupi
5. Blerjan Imeri
Lëvizja BESA
1.Besar Durmishi
2.Besa Kadriu
3.Uka Aliti
4.Naim Ismaili
5.Yllzana Zeqiri
Alternativa
1.Faton Selami
2. Jusuf Abduli
3. Merhal Ismaili
“Më mirë për Tetovën”
1.Elmedina Abdullau
2.Hamdi Sulejmani
3.Merita Maksuti
Lista “Rezisto”
1. Agon Zaimi
2. Visar Saiti
3. Saranda Kolari
PDSH
1.Visar Palloshi
2.Ngadhnjim Alili
Në garë për të zënë vende në Këshillin e Tetovës janë edhe kandidatë të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, “Së Majtës”, Integra, Partia për Emancipimin e Romëve dhe Partia e Turqve kanë dorëzuar lista për këshilltarë.
Analisti Qenan Aliu vlerëson se këto zgjedhje janë të panevojshme pasi që në fund përsëri do të duhet që të formohen koalicione.
“Demokracia kushton para dhe këto zgjedhje të panevojshme për zgjedhjen e Këshillit të Komunës së Tetovës dhe gjithsesi do të dëmtojnë edhe buxhetin e komunës. Vetëqeverisja kërkon që të gjithë subjektet të shikojnë interesin e qytetarit duke anashkaluar interesat e tyre partiake për poenë ditor politike”, tha analisti Qenan Aliu.
Komisioni komunal tani do të duhet që t’i verifikojë listat e këshilltarëve që më pas të njëjtat të jenë zyrtare. Zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë vijnë si pasojë e mosvotimit të llogarisë përfundimtare të komunës që erdhi si pasojë e prishjes së marrëveshjeve të kryetari të komunës dhe listës “Më mirë për Tetovën” për rrugën “Strasho Pinxhur”.
