126 qytetarë nuk e respektuan orën policore, 79 prej tyre u arrestuan

TË FUNDIT

Gjatë mbrëmjes së kaluar (25/26.05), në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut 126 qytetarë nuk a kanë respektuar orën policore. Prej tyre, 79 janë arrestuar, ndërkaq për të tjerët janë duke u realizuar procedura adekuate.

Sa i takon masës për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, janë regjistruar 18 shkelje, njofton TV21.

Nga ana tjetër, për 24 orë 68 qytetarë kanë nënshkruar vendim për izolim, kurse 19 të tjerë për vetëizolim.