Policia ka shkatërruar një rrjet të fajdexhinjve që merrej edhe me pastrim parash!
Këto janë makinat të cilat u gjetën gjatë bastisjes.
Janë arrestuar 11 persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të “Fajdes” dhe “Pastrimit të Parave dhe të Ardhurave të Tjera nga Krimi”, ndërsa një person është në kërkim. Janë të moshave nga 25 deri në 73 vjeç.
“Viktimave u kërkohej të kthenin fondet e marra hua me interesin e grumbulluar ose të paguanin shumën çdo muaj bazuar në interes, dhe kur nuk ishin në gjendje ta shlyenin kredinë, të dyshuarve u kërkohej të dorëzonin ose të vendosnin barrë në pronën që kishin, duke e transferuar atë në emër të njërit prej të dyshuarve. Mbledhja e fondeve kryhej drejtpërdrejt përmes njërit prej të dyshuarve ose përmes llogarive të transaksioneve në një bankë nga llogaria e viktimës në llogarinë e njërit prej të dyshuarve”, tha Goce Andreev, zëdhënës i MPB.
Huaja që ua jepnin njerëzve në vështirësi financiare ishte me interesa të larta 5 ose 15% në muaj.
“Mjetet monetare që të dëmtuarit i kthenin në shumë të pabarabartë futeshin në llogaritë bankare ose në sefet e të dyshuarve, pas së cilës përfitimi i pabarabartë pasuror futej në mënyra të ndryshme në qarkullimin financiar ligjor, pra ekziston dyshim i bazuar se gjatë të njëjtës periudhë dymbëdhjetë të dyshuar dhe një person juridik i dyshuar si grup i organizuar kriminal për pastrim parash janë pasuruar në mënyrë të kundërligjshme me mjete monetare në vlerë prej 125.033.527 denarësh, të fituara përmes veprës penale “Fajde””, thonë nga MPB.
Nga policia kumtuan se një pjesë e parave të përfituara që të dyshuarit i kanë marrë në disa raste nga persona fizikë, në llogaritë ose dorazi, me qëllim që të duket sikur janë mjete të ligjshme, janë përdorur për të kryer transaksione ndaj llogarive të personave juridikë dhe fizikë, një pjesë janë marrë për nevojat personale të të dyshuarve, janë përdorur për të blerë pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, si dhe për të jetuar në luks, ndërsa një pjesë e madhe janë tërhequr në para të gatshme.