121 shoferë gjobiten për vozitje nën ndikimin e alkoolit

TË FUNDIT

Gjatë kontroll të stacioneve policore për siguri në komunikacion, mbrëmë janë sanksionuar 121 shoferë të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, nga ora 20:00 deri në 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Nga MPB-ja informuan sot se nga numri i përgjithshëm i sanksioneve, numri më i madh – 30 u shqiptuan në territorin e SPB Manastir, 18 në territorin e SPB Veles dhe nga 14 sanksione në territoret e SPB Shkup dhe SPB Shtip. Janë regjistruar edhe 261 shkelje të tjera.