120 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të kaluara nga 1367 teste të realizuara 120 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Shkup-63, Kumanovë-4, Dibër-6, Shtip-4, Prilep-2, Tetovë-14, Strugë-6, Veles-2, Manastir-1, Ohër-4, Gostivar-12, Sveti Nikollë-1 dhe Kërçovë-1.

Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 125 persona të shëruar nga Covid-19. Shkup-82, Shtip-1, Tetovë-30, Strugë-2, Manastir-2, Gostivar-2, Koçan-4, Pehçevë-1, Resnjë-1.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se 5 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin.

Që nga fillimi i epidemisë janë regjisteruar 7244 raste të të infektuarve, prej tyre janë shëruar 3324. Ndërkaq betejën me virusin korona e kanë humbur 351 persona.
Në Maqedoninë e Veriut raste aktive me Covid-19 janë 3569./TV21