12 të vdekur dhe 40 të plagosur nga sulmi raketor mbi qytetin Ganxha të Azerbajxhanit

TË FUNDIT

Një sulm me raketa është kryer mbrëmjen e kaluar një orë pas mesnate në qytetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit, Ganxha.

Në sulm janë vrarë 12 persona, janë plagosur më shumë se 40 të tjerë dhe është shkaktuar dëm i konsiderueshëm në infrastrukturën civile dhe të transportit, bëri të ditur Prokuroria e shtetit të Azerbajxhanit.

Në të njëjtën kohë, forcat ushtarake në Nagorno Karabah pohojnë se Stepanakert dhe Shusha u granatuan në mëngjes, duke plagosur civilë.

Sipas autoriteteve të Azerbajxhanit, sulmi shkaktoi dëme serioze në infrastrukturën civile dhe nëpër rrugë.

Shtohet se Ganxha është sulmuar me raketa “Skad” (R-17) edhe nga territori i Armenisë, ndërsa pala armene i mohon pretendimet e këtilla.

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse ka popullsi civile nën rrënojat e ndërtesave.