12 motoçikleta të reja për Policinë e Maqedonisë

TË FUNDIT

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor sot i dorëzoi Ministrisë së Punëve të Brendshme donacion prej 12 motoçikletave, përcjell TV21. Vlera e këtij donacioni kap shumën e 7,3 milionë denarëve.

“Përmes shembujve të shumtë e të ndryshëm të mëhershëm, sot e zyrtarizuam edhe pranim-dorëzimin e pajisjeve, në vlerë prej mbi 7,3 milionë denarë, të cilat përbëhen nga 12 motoçikleta “piaggio beverly”, plotësisht të pajisura për nevojat e policisë së trafikut, të cilën miqtë tanë nga KRSKRR-ja sot na e dorëzuan për përdorim”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Kryetarja e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Gordana Kozhuvarovska se bashkëpunimi me MPB-në është qëllim i përbashkët dhe obligim ligjor.

“Eksperienca nga vitet e kaluara dëshmoi se KRSKRR-ja dhe MPB-janë shembull për bashkëpunim dhe përkrahje pozitive ndërinstitucionale i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Përparimi i punës së policisë dhe përmirësimi i kapaciteteve të saja është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të sigurisë në komunikacionin rrugor. Aplikimi i pajisjeve bashkëkohore teknike në procesin e menaxhimit dhe kontrollit më trafik do të rrisë ndjeshëm efikasitetin e policisë së trafikut dhe do të rrisë volumin dhe cilësinë e kontrolleve të realizuara nga ana e policisë së trafikut”, tha Kozhuvarovska.