12 ditë pritet për dokumente, qytetarët të revoltuar: Në Kroaci termini caktohet online, s’ka tollovi

TË FUNDIT

Është shtetase e Maqedonisë së Veriut por e martuar për shtetas të Kroacisë. Ka ardhur sot në “Një pikë shërbimi” në Shkup për të tërhequr dokument, por po pret me orë.

Thotë se në Kroaci termini caktohet online, dhe s’ka pritje të tilla si këtu. 00012


“Jam martuar me shtetas të Kroacisë. Procedura në Kroaci dihet, distancë 2 metra, me maska. duhet të vishesh si duhet për institucione të caktuara. Duhet të lajmërohesh në telefonë. Nëse linja është e zënë, dërgon e-mail dhe merr terminin. Ja këtu me letra, sistemi ka rënë dhe ne duhet të presim. Të njëjtin numër e kanë më shumë njerëz, kurse ne presim. Ku ta di kur jam unë, kjo përmendësh është shkruar”, tha një qytetare.

Si kjo për dokument po presin edhe dhjetëra të tjerë dhe kjo ka shkaktuar tollovi. Shenjat për distancën qëndrojnë, por të gjithë po grumbullohen te dera.

Të gjithë të revoltuar. Disa për shkak se është pritur me ditë për nxjerrë dokumentin, të tjerët për shkak se shumë shërbime jepen në një pikë.


“Tërë muajin pres. Dy javë para se të ndodhë zjarri, edhe dy javë pasi ka ndodhur zjarri.// Nuk sollën një kompjuter poshtë që t’i rregullojnë dokumentet”, shtoi një qytetare tjetër.


“Duhet të rregullohet problemi me këtë tollovi. Kështu nuk shkon. Më herët Librat amë punonin në Televizionin e Maqedonisë dhe në “Beko”. Tash askund. As atje, as këtu. Duhet pak të bëhet orar”, theksoi një tjetër qytetar.


“Dhjetë ditë nuk ka pasur asnjë këtu. As nuk punojnë, asgjë. Ky objekt nuk ka qenë i përfshirë, këtu duhet të ketë ndonjë gabim. Na malltretojnë. E shihni çfarë shkruan lartë, “Një pikë për shumë shërbime”. Për cilat shërbime. Unë duhet ta marrë këtu një dokument dhe më pas ta dërgojë edhe në ente të tjera. kur do të funksionojë kjo si duhet”, deklaroi një qytetar.

Nga shërbimet si arsye për këtë zvarritje e kanë dhënë mungesën e rrymës elektrike pasi kjo pikë gjendet në objektin e hapësirave të Inspektoratit shtetëror të mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor të cilat i kaploi zjarri më 9 shtator. 

Premtojnë se duke filluar prej sot, nuk do të ketë vonesa.


Fatmire Abazi: “Është bërë instalimi i rrymës elektrike nga EVN dhe nga sot edhe zyrtarisht nga sot nga ora 10 zyra jonë ka filluar me punë dhe funksionim normal të të gjitha aktiviteteve”.
TV21: Do të thotë s’do të ketë më pritje?
Fatmire Abazi: “Nuk do të ketë më pengesa”.

Pika është nën kompetencë të Ministrisë së Shoqërisë Informatike, por sportele kanë Drejtoria e Librave Amë dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Në këtë objekt veprojnë edhe institucione të tjera shtetërore dhe kjo krijon akoma më shumë tollovi në hyrjen e këtij objekti i cili shfrytëzohet edhe për dalje.