Policia ka rrethuar bankën NLB Tutunska në qendrën tregtare në Saraj.
Në mes të ditës grabitësit vendosën të sulmojnë këtë filial të bankës.
Në këtë filial të bankës grabitësit erdhën në ora 10:40.
Katër persona të armatosur hynë brenda, ku për 5 minuta kanë përfunduar të gjithë aksionin e grabitjes.
Peronat që kanë qenë prezent në ngjarje të tmerruar nuk deshën të flasin para kamerës por thonë se aksioni ka qenë si nëpër filma.
Të parët erdhën polica kurse në ora 12 erdhi edhe krim-teknika.
“ Më 08 korrik rreth orës 10:40 është paraqitur se në NLB Bankën në Saraj katër persona kanë kryer grabitje dhe me kërcënim të armës kanë marrë paratë. Policia po punon për zbardhjen e rastit”thonë nga Ministra e Punëve të Brendshme.
Nga banka NLB Tutunska thonë janë vjedhur 115 mijë euro, ndërsa presin nga policia që sa më shpejt organet e rendit të zbardhin rastin dhe të kapin grabitësit.
“Përfaqësuesit e Bankës janë në kontakt të vazhdueshëm me klientët dhe të punësuarit, të cilët kanë qenë të pranishëm në ekspoziturë, duke e vendosur sigurinë dhe shëndetin e tyre në vend të parë. Aktualisht ende nuk ka hollësira për nivelin e dëmit të shkaktuar. Organet kompetente po bëjnë kontroll në vendngjarje dhe kanë bashkëpunim të afërt me Bankën, për zbardhjen sa më të shpejtë dhe efikas të rastit dhe zbulimin e detajeve, për të cilat opinioni publik do të informohet në mënyrë shtesë”, theksojn nga NLB Banka.
Nga banka thonë se personat që kanë qenë në orar të punës nuk kanë marrë lëndime dhe janë mirë me shëndet. Ndërsa shtojnë se mjetet e klientëve janë të sigurta, meqenëse Banka ka të siguruar objektin dhe mjetet e klientëve. Kjo është hera e dytë që për 3 muaj grabitet banka NLB. Para 3 muajve në Çair grabitësit kërcënuan punëtoret dhe morën me vete 150 mijë euro.
Përgatiti: Afrim Jonuzi
