Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” dhuroi mbi 80 shtretër, autoambulancë, respiratorë dhe pajisje tjera mjekësore për spitalin e Kërçovës.
Këto pajisje kapin vlerën e 115 mijë eurove. Pajisjet janë vendosur në repartin e Pediatrisë dhe në repartin e Internos , dy reparte më të vizituara të spitalit të Kërçovës.
Kryetari i Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisë” Rufat Sherifi tha se e panë të nevojshme donimin në spitalin e Kërçovës.
“Jemi këtu në realizimin e një projekti të ri të Shoqatës humanitare “Kalliri i Mirësisë” që arriti të sigurojë një donacion në vlerë prej 7 milion denarëve apo 115 mijë eurove, donacion i cili në vete ngërthen pajisje medicinale të cilat do të jenë në shërbim të institucioneve shëndetësore këtu”, tha Rufat Sherifi, kryetar i Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisë.
Drejtori i Spitalit të Kërçovës Stanko Tërpeski tha se për spitalin e Kërçovës këto mjete ishin të nevojshme dhe se këto pajisje tanimë janë vënë në shërbim të qytetarëve të Kërçovës.
“Këto njerëz human që na i zgjatën dorën, do të tregojmë çka kanë bërë për ne, përmirësojmë kushtet me të cilat punojmë në shërbim të qytetarëve. I pajisëm dy repartet pediatrinë dhe internon me shtretër të rijn. Pranuam 4 monitorë për monitorimin e pacientëve, pranuam respiratorë dhe një automjet me kushte bashkëkohore”, theksoi Stanko Trpeski, Drejtor i Spitalit të Kërçovës.
Fondacioni islamik Relief Zvicër ka bërë grumbullimin e mjeteve materiale nga bashkëvendasit tanë në mërgim për blerjen e pajisjeve, ndërsa janë implementuar nga Fondacioni Islamik Relief Albania në bashkëpunim me OH ”Kalliri i Mirësisë”.