114 kompani s’kanë respektuar masën 0% TVSH! Parregullsi janë konstatuar në Tetovë, Strugë, Ohër, Prilep dhe Shkup

TË FUNDIT

611 kontrolle në territorin e gjithë shtetit prej të cilave te 114 tatimpagues janë konstatuar parregullsi për regjistrimin e pagesave kesh. Më së shumti parregullsi janë konstatuar në Tetovë, Strugë, Shkup, Prilep dhe Ohër. Në kontrolle janë përfshirë tatimpaguesit që kryejnë veprimtarinë e tregtisë me pakicë për ushqim dhe pije, tregti me pakicë me mish dhe produkte të mishit, tregti me pakicë me derivate.

QYTETIKONTROLLE  PARREGULLSI
SHKUP13613
STRUGË2812
MANASTIR12041
OHËR3212
PRILEP9322
STRUMICË8510
TETOVË7826
SHTIP992

Gëzon fakti që një pjesë e madhe e objekteve të shitjes kanë respektuar dispozitat ligjore, por edhe përkundër vërejtjeve kishte edhe të tillë që nuk i kishin përshtatur aparatet fiskale dhe në vend që në grupin G, buka, mielli tip 400, vaji për gatim, qumështi, mishi, sheqeri dhe orizi shiteshin në grupin B me TVSH të llogaritur prej 5%. Kjo është vepër e dënueshme në përputhje me Ligjin për pagesat kesh”,tha Sanja Llukarevska, drejtore e DAP.

Vlera e dënimeve llogaritet sipas madhësisë së objektit shitës, numrit të të punësuarve, qarkullimit të realizuar si dhe sjelljes tatimore. Për kryerësit e vetëm të veprimtarisë, dënimi arrin deri në 500 euro, ndërsa për personat juridik deri më 1000 euro.

DAP do të ndjek gjendjen në terren edhe në periudhën e ardhshme dhe do të vazhdojë me kontrollet e vazhdueshme të koordinuara së bashku me institucionet e tjera kompetente. Të gjithë tregtarët që nuk do të respektojnë dispozitat e ligjit mund të përballen me gjoba në përputhje me Ligjin për  regjistrimin e pagesave kesh dhe krijimit të llogarisë që nuk i përmban elementet e përshkruara”, tha Llukarevska.

Llukarevska apelon deri te të gjithë qytetarët të cilët do të hetojnë parregullsi të njëjtat t’i denoncojnë në linjën telefonike 198 ose në 0800 33 000 ose përmes aplikacionit TVSH-ja ime.

Nga 17 marsi të gjithë shitoret që shesin bukë, miell tip 400, qumësht me yndyrë prej 2%, 3.2% dhe 3.5%, sheqer të bardhë, vaj luledielli, mish dhe produkte tjera klasike për ushqim, oriz të bardh, vezë, duhet të japin llogari fiskale me 0%, tatim, përkatësisht me shenjën “G” për mallra dhe shërbime që janë të liruar nga tatimi i vlerës së shtuar.