111 të shëruar dhe 23 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

TË FUNDIT

111 pacientë janë regjistruar si të shëruar nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut në këto 24 orët e fundit, informojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Prej tyre 74 janë nga Kumanova, 18 nga Prilepi, 13 nga Shkupi dhe nga 1 i shëruar në Shtip, Manastir, Ohër, Kriva Pallankë, Probishtip dhe Demir Hisar.

Në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një pacient i moshës 62 vjeçare nga Shkupi ndërsa në Spitalin “8 shtatori” ka vdekur një grua e moshës 59 vjeçare nga Gostivari.

Në raportin e sotëm të Institutit janë evidentuar edhe dy të vdekur nga rrethi i Kumanovës, të moshës 72 dhe 79 vjeç, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 386 teste për koronavirus, nga të cilat 23 kanë dalë pozitive, me çka numri total i të prekurve me COVID-19 në Maqedoni arrin në 1465 persona.

Rastet e reja sipas qyteteve janë: 6 në Tetovë, 5 në Shkup, 5 në Kumanonvë, 3 në Prilep, 2 në Veles dhe 2 në qytetin Negotinë.

Nga MSh informojnë se në Sptalin infektiv në Shkup janë pranuar 2 të prekur ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 49 pacientë. 28 prej tyre qëndrojnë me mbështetje të oksigjenit ndërsa 2 janë në ventilim mekanik./TV21