110 vjet nga lindja e Nënë Terezës, zbulohet pllaka përkujtimore në qendrën e Shkupit

TË FUNDIT

Në vendin ku ka qenë shtëpia e humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, në qendrën e Shkupit, në mënyrë solemne u zbuluar pllaka përkujtimore.
Nënë Tereza është simboli i humanitetit pa kufij, i dashurisë ndaj njeriut, i kujdesit dhe përkujdesit ndaj të sëmurëve, të varfërve dhe atyre që nuk kanë shumë fat në jetë – tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi gjatë fjalimit në manifestimin “Ditët e Shën Nënë Terezës” që u mbajt në sheshin Maqedonia me rastin e 110 vjetorit të lindjes së saj.

Theksoi se kjo është sfida jonë që gjeneratat e tanishme duhet ta udhëheqin, që të mposhtim armikun bashkëkohorë që është aq i vogël por megjithatë aq i fuqishëm. – Siç ka thënë e madhja Nënë Tereza : “Shkoni në shtëpi dhe doni familjen tuaj”, për shkak se gjithçka fillon nga familja shtoi Xhaferi.

Në suaza të manifestimit u promovua edhe libri “Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nënë Tereza – Saga për jetën e shqiptarëve katolik në Shkup”.

Drejtori i Institutit për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve, Skender Asani, tha se në këtë libër është prezantuar jeta e Nënë Terezës nga Shkupi i saj e deri në Kalkutë. Ky libër, siç tha, tani është një sagë për familjet katolike në Shkup.

Gonxhe Bojaxhiu është lindur në vitin 1910 në Shkup. Në vitin 1928 ajo është larguar nga Maqedonia në Kroaci që më pas përmes Irlandës të shkojë në Kalkutë ku me dekada ka kryer veprimtari misionare deri në vdekjen e saj. Në vitin 1980 ka fituar çmimin “Qytetarë nderi në Shkup” ku u vendos edhe pllakë përkujtimore dhe ajo mbjelli një pishë e cila ende ndodhet në afërsi të asaj pllakë përkujtimore. Në vitin 1997 ajo fitoi çmim Nobël për paqe, ndërsa pas vdekjes së saj, më 4 shtator të vitit 2016 u shpallë shenjtore në Vatikan.