11 zjarre për një javë në rajonin e Shkupit, zjarrëfikësit punojnë nga 30 orë pa ndërprerë

TË FUNDIT

Njëmbëdhjetë zjarre kapluan rajonin e Shkupit për një javë. Të hënën u përhap vatër zjarri në pyjet në afërsi të fshatit Kondovë dhe Lubin të Sarajit. Zjarri dje arriti të shuhet, por sot është aktivizuar përsëri. Nga Brigada e zjarrëfikëse të Shkupit, thonë se zjarri është nën kontroll edhe pse rrezikon të përhapet drejt zonave të banuara. Në terren janë 24 zjarrëfikës me 4 automjete zjarrëfikëse.
Gjatë verës kur edhe zjarret në pyje janë më aktive, shumë zjarrëfikës kanë punuar nga 30 orë pandërperë, të tjerë janë thirur nga pushimi vjetor, përshkak të kapacitetit të vogël që ka kjo brigadë.

Kryetari i Qytetit të Shkupit i njeh problemet e zjarrfikësve. Para tre muajsh Shilegov për TV21 premtoi se do të blejë 4 automjete zjarrfikëse. Tani ai tha se procedura e blerjes është në fazë fillestare.

Me rritjen e temperaturave, pritet që të rritet edhe numri i zjarreve në pyje, thotë komandanti i Brigadës zjarrëfikëse Shpesh në ndihmë kësaj brigade u dalin zjarrëfikës vullnetarë siç është shoqata “Bajram Miftari” nga Çairi. Sipas standardeve evropiane në 1500 banorë duhet të ketë një zjarrfikës, që nënkupton brigada zjarrëfikëse e Shkupit duhet të ketë 400 të punëuar. Për momentin Brigada e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit disponon 46 automjete, në mes tyre ka automjete të viteve ‘70 dhe ‘80. Kushtet joadekuate me të cilat punon brigada ndikojnë në sigurinë e qytetarëve. Vetëm gjysmë-vjetorin e parë të këtij viti brigada e zjarrfikësve ka bërë 940 intervenime, kurse në vitin 2018, 1570 intervenime kundër zjarreve.

Përgatiti: Almedina Ismajli