100,000 ukrainas kanë kaluar kufirin në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus

TË FUNDIT

Zëvendësministri i Brendshëm polak Pavel Shefernaker theksoi sot se 100,000 njerëz deri tani kanë kaluar kufirin në Poloni nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus këtë javë.

“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë e deri më sot, përgjatë gjithë kufirit me Ukrainën, 100,000 njerëz kanë kaluar kufirin nga Ukraina në Poloni”, tha Shefernaker gjatë një vizite në fshatin kufitar Medika, në Poloninë juglindore.