Procesi i Berlinit gjatë dekadës së fundit ka lejuar rol të rëndësishëm si lëvizës i bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtues i proceseve integruese, deklaroi kryeparlamentari, Afrim Gashi në debatin “Progresi i Maqedonisë së Veriut në Procesin e Berlinit”. Gashi theksoi se kjo nismë nënkuptonte kontribut të madh për përforcimin e lidhjeve mes vendeve të Ballkanit Perëndimorë, posaçërisht në qëllimin e tyre drejt anëtarësimit në BE.
“Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, kanë një qëllim të përbashkët, që është anëtarësim i plotfuqishëm në BE. Ky është destinacioni i fundit drejt të cilit lëvizim, secili veçmas por megjithatë nëpër një traektore të ngjashme, duke u përballur secili me sfidat e veta por edhe me sfida të përbashkëta”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Procesi i Brelinit nuk është dhe nuk mund të jetë zëvendësim për anëtarësimin në BE, vlerësoi Marko Troshanovski, nga Instituti për demokraci. Ai vlerësoi se megjithatë periudhën e kaluar nuk është arritur progres i madh në tregun e përbashkët rajonal.
“Progresi nuk është i madh, ende arritja më e madhe është roamingu i lirë të cilin e arritëm me vendet nga Ballkani Perëndimorë që është përfitim real, megjithatë nuk është mjaftueshëm dhe argument i mjaftueshëm që të thuhet se është bërë progres. Kështu që, nisma e re është përfshirja e Parlamenteve në këtë proces”, tha Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci.
Ambasadorja gjermane, Petra Dreksller theksoi se faktori themelor për angazhimin dhe suksesin e procesit të Berlinit është kyçja e Parlamenteve kombëtare.
“Dialogu parlamentar në suaza të procesit të Berlinit mundëson platformë unikate përmes së cilës mbetemi të lidhur pa dallim të ndryshimit të personelit. Edhe më shumë mundëson dhe takime vjetore që do të ngritin ide dhe do të sjellin vendime. Gjithashtu mundëson që të shihet se çfarë është bërë, si dhe të shqyrtohen ide të reja dhe të ecin më tej”, deklaroi Petra Dreksller, ambasadorja gjermane.
Procesin e Berlinit e inicioi kancelarja gjermane Angella Merkel para 10 vjetëve, qëllimi i të cilit është që të përshpejtohet bashkëpunimi mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe integrimi i rajonit në BE.
