10 persona vdiqën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

TË FUNDIT

10 persona janë konfirmuar të vdekur si pasojë e Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç). “, thuhet në njoftim.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë konfirmuar edhe 340 raste pozitive me Covid-19 nga 2 mijë e 715 mostra të testuara.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 162 raste, Prizren 29 raste, Pejë 20 raste, Lipjan 18 raste, Mitrovicë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Deçan 10 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Graçanicë 7 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Podujevë.”, njofton IKSHPK-ja.

Numri total i rasteve pozitive është 65.690 raste nga 280.071 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.568 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.385 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.737./21Media