Ish të punësuarit e shtypshkronjës “Napredok” sot u paraqitën në Gjykatën e Tetovës, ku u mbajt seanca gjyqësore për pagesën e 10 rrogave të papaguara. Ata thonë se tashmë një vit e gjysmë po enden nëpër gjykata, pa marrë rrogat e tyre, ndërsa kanë mbetur edhe pa punë, megjithëse kanë mbi 35 vite përvojë pune.
“Neve nuk na intereson kush është fajtor, ne i kërkojmë rrogat tona. 10 rroga na kanë borxh. Në këtë kohë kjo është e rëndë. Unë dhe buri im jemi në firmën e njëjtë, tani jemi lënë në rrugë, askush kokën nuk na kthen të gjithë i ngrenë shpatullat. Gjykata i ngre shpatullat! Çfarë duhet unë të bëj!? Nëse shkoj unë të vjedh, do të vijë policia do të më arrestojë. A duhet unë të paguaj fatura, a duhet unë të ushqehem dhe të jetojë, të ushqej fëmijët dhe nipërit? Pse nuk e meritojmë? 28 vjet kamë përvojë pune”, tha një ish i punësuar.
“Si mundet 10 milionë, 15 milionë, të shitet shtypshkronja, a neve të mos na japin rrogat. Ne nuk duam asgjë, rrogat duam të na japin. Nuk kërkojmë asgjë, ato tonat duhet të na japin dhe përfundoi puna. Një vit e gjysmë jemi në gjykata, asnjë seancë nuk ka, çfarë do ndodhë nuk e di. Kemi fatura, kemi kredi, kemi rrymë, kemi mbeturina, ujin, kemi fëmijë, nipër e mbesa. Ata nuk pyesin dhe ku të marrin ne tash”, theksoi një ish i punësuar.
Edhe kjo seancë u anulua, ndërsa aty ishte edhe pronari e shtypshkronjës. E pyetem se kur do të lëshohen rrogat!
Gazetari : kur do të marrin rrogat të punësuarit ?
Pavle Petrov Pronari: Nuk e dijë pyesin drejtorin e shtypshkronjës.
Të punësuarit në shtypshkronjën Napredok janë mbi 40 vite të punësuar, ndërsa kjo është një ndër shtypshkronjat më të vjetra në rajonin e Tetovës. Kjo shtypshkronjë ka qenë pronë shtetërore, ndërsa më pas me procesin e privatizimit u privatizua dhe funksionoi deri në fund të vitit 2023.
